E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ shpall rezultatet paraprake të zgjedhjeve të djeshme në Kosovë

PDK - 33.5 %; LDK - 23.6 %; Vetevendosje - 12.2 % dhe AAK - 10.8 %

Prishtine, 13 dhjetor, NOA – Pas nje pritje te ankthshme gjate gjithe dites se sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te Kosoves publikoi me ne fund rezultatet e shumepritura paraprake te procesit zgjedhor te jashtezakonshem qe u mbajt diten e djeshme ne territorin e Kosoves.

Siç ka komunikuar kryetarja e KQZ-se, Valdete Daka, rezultati i sapokomunikuar publikisht, iu referohet 2280 vendvotimeve te numeruara deri tani.

“23 vendvotime nuk jane te futura ne keto rezultate, ku 10 prej tyre jane ne Prishtine, ndersa 13 te tjerat ne komuna te ndryshme te Kosoves”.

Me tej, ajo ka thene se rezultatet e deritanishme paraprake i kryeson Partia Demokratike e Kosoves, me nje shifer prej 33.5 per qind; duke vijuar me tej me Lidhjen Demokratike te Kosoves, e cila ka kapur nje shifer deri tani prej 23.6 per qind, kurse AAK 10.8 per qind.

Sipas Dakas, Vetevendosje ka kapur 12.2 per qind te votave.

Pjesemarrja ka qene rreth 47 per qind...

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›