E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju Jork, ndalohet duhani në parqe dhe plazhe

Pro ndalimit të duhanpirjes votuan 36 anëtarë në këshillit, teksa kundër ndalimit të duhanpirjes në parqe dhe plazhe votuan 12 anëtarë të këshillit.

Në anën tjetër, shumë mendojnë se qeveria po shkon shumë larg në ndërhyrjen në jetët private të individëve. “Mendoj se është qesharake”, theksoi 25-vjeçari, George Wells për CNN-in teksa vendoste në buzë një cigare të ndezur jashtë dyqaneve në “Columbus Circle”.

Ky vendim ndalon duhanpirjen në 1 700 parqe të qytetit dhe në vijën bregdetare prej 14 kilometrash, theksohet në komunikatën e kryetarit Blumberg. Qëllimi është parandalimi i efekteve të dëmshme tek fëmijët dhe tek duhanpirësit pasivë.

“Këtë verë, njujorkezët që shkojnë në parqe dhe plazhe do të kenë mundësi të thithin ajër akoma edhe më të pastër”, thekoi Blumberg.

/Start/ F. Prroni/

                                                                                             2011-02-03 17:07
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›