E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks nominohet për Çmimin Nobel

Nominimet për çmimin e Paqes u mbyllën të martën. Çdo ligjvënës, akademik apo fitues i çmimit mund të nominojë çdocilin për çmimin, sipas uebsajtit të Nobel-it.

Parlamentari Snorre Valen theksoi se ai kishte nominuar Wikileaks-in ngase sipas tij  ky uebsajt kishte “ripërpiluar hartën e lirisë së informimit”.

“Liu Xiabao fitoi Çmimin Nobel për Paqe vitin e kaluar për luftën e tij për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe lirinë e shprehjes në Kinë”, shkroi Valen në blogun e tij. “Njëlloj, Wikileaks kontribuoi për të gjitha këto vlera globalisht, duke denoncuar korrupsionin, krimet e luftës dhe torturat”.

Uebsajti kontraversial Wikileaks, është themeluar nga Xhulian Asanzh dhe ka publikuar me qindra mijëra dokumente nga luftërat në Afganistan dhe Irak. Po ashtu ka publikuar edhe dokumente sekrete që ambasadat e SHBA-së në botë i kanë dërguar qendrës në Uashington.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-02-03 17:51
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›