Taçi: Smë vjen turp që kam punuar Enver Hoxhën

Artisti Stefan Taçi
Në jetën e një artisti, ka momente të shumta reflektimi.Ka nga ato momente marrëzie, kur nuk të pëlqen asgjë, kur ke turp nga ato që ke bërë, sepse të duken të shëmtuara, apo të indoktrinuara. Këtë fazë Stefan Taçi e ka kaluar 20 vjet më parë. Tani është në kohën kur ka bërë paqe me veten, madje nuk i vjen turp të ekspozojë punimet e tij, që nga ato më naivet, kur ishte 11 vjeç shkruante me shkrim dore, tek kopjimet e fotografive të Enver Hoxhës, apo Leninit, tek heronjtë e imponuar të diktaturës, deri tek ata që i kanë mbijetuar kohërave, si Skënderbeu. Lindur në diktaturë, titullohet ekspozita e artistit Stefan Taçi, hapur mbrëmë në galerinë Kledio. Janë një seri punësh në vizatim, pikturë, grafikë, terrakotë, skulpturë, të realizuara gjatë viteve 1972-2011. Është marrëdhënia e tij me heronjtë dhe pseudoheronjtë.
Në një ekspozitë të para shumë kohëve ju evokonit Tiranën e fëmijërisë suaj, ndërsa tani i ktheheni kohës së vizatimeve të para, çështë kjo grishje për të shkuarën?
Nuk është një grishje për tia kthyer së shkuarës si nostalgji, por një këndvështrim i parë nga distanca kohore. Një rikthim në të kaluarën tonë, për ta parë me sy të ftohtë, racional, qoftë kritik, qoftë për ta sjellë si dëshmi, pa emocione. Për ti treguar një brezi të ri që nuk e ka idenë se si kemi jetuar ne, si jemi rritur e edukuar, por edhe si kujtesë për një pjese të bashkëmoshatarëve tanë, për të mos harruar.
Kishte ardhur koha e hapjes së dosjeve?

Vajza reciton përpara Enver Hoxhës, fragment. Pjesë e diplomës së Stefan Taçit, viti 1986
Kjo hapja e dosjeve më ndodhi në një moment interesant, kur isha duke ecur mbi urën e ish-Bllokut, ku shiten libra, dhe pashë dy syresh prej të cilëve kam vizatuar në fëmijërinë time. Bëhet fjalë për një libër të Qemal Stafës, kopertinën e të cilit e kam kopjuar. As sot nuk e di se kush është autori i asaj grafike. Si dhe një libër i Leonardo da Vinçit, i cili më ka rënë në dorë në vitin 1974 dhe për ne ishte një gjë e rrallë të shihnim një libër të ilustruar me vizatimet e tij. Kur pashë këto dy libra, u ktheva pas në kohë dhe thashë, përse të mos ndërtoj një ekspozitë me këto punë që kam bërë qysh i vogël. Mjaftoi ai moment i rastësishëm për të ngjizur këtë ekspozitë, pasi dosjet mund ti hapësh çdo ditë, pa të shkuar mendja ta bësh një gjë të tillë.
Përse e keni quajtur I lindur në diktaturë?
Shumë vetë më kanë pyetur pse ky titull: I lindur në diktaturë. Kjo mund të duket provokative. Por, Të lindurit në diktaturë nuk është thjeshtë një nocion kohor që tregon se ke lindur në një periudhë të caktuar, por ka të bëjë se si rritesh në atë sistem, si edukohesh, si të imponohen heronjtë apo historia. Me kalimin e kohës kupton se shumë gjëra janë thënë ndryshe nga çishin në të vërtetë. Po të ishim lindur në kohën e demokracisë, nuk do të ishim ne. Shumë të lindur në vitet 80, apo 90, nuk e kuptojnë dot mënyrën tonë të të jetuarit. Prandaj ia vlen ta kthesh si dëshmi historike.
Shumë artistëve u ka ndodhur ti kenë shkatërruar punët e tyre, pasi nuk u kanë pëlqyer, apo u ka ardhur turp.., ju ka ndodhur edhe juve?
Në fillim të viteve 90, kur kam parë vizatimet e mia, mes të cilave ishte edhe Enver Hoxha, një pjesë e kam grisur, thyer, por në një moment të caktuar mu kujtua ajo ngjarja e famshme e Bethovenit, i cili pasi u zhgënjye nga Napoleoni, ndryshoi emrin e simfonisë që ia kishte kushtuar atij, duke e quajtur thjesht Heroike. Kështu mendova edhe unë, që duke i grisur ato po shkatërroja një pjesë të dëshmisë historike dhe vendosa ti ruaj, qoftë edhe për veten time, apo për ti ekspozuar më vonë. Për disa punë të grisura më vjen keq, sepse mbaj mend se mes tyre kishte gjëra të bukura. Dhe kjo ekspozitë le tu shërbejë njerëzve për tu thënë, që gjërat që kanë, ti ruajnë mirë, sepse neve na mungon pak kultura e të arkivuarit dhe jam i mendimit që duhet arkivuar çdo gjë, për të ndërtuar kujtesën. Besoj që kjo ndodh edhe tek shumë artistë të tjerë. Ndoshta ky është një hap i parë që unë po hedh, për të treguar se nuk më vjen turp nga ajo që kam bërë.
Plot 20 vjet nga ky inkuizicion i parë, si i shihni sot punët që keni bërë për Enver Hoxhën?
Nuk më vjen turp që kam bërë Enver Hoxhën, madje e kam zgjedhur edhe si temë diplome. Arsyeja pse e kam zgjedhur është jo sepse doja të tregoja ndonjë dashuri të madhe ndaj udhëheqësit, por sepse në një moment të caktuar, Enver Hoxha ishte kthyer në një grackë artistike për artistët. Quhej si shumë i vështirë për tu bërë dhe kush e arrinte këtë, quhej artist i aftë. Kështu që më së shumti doja të matja aftësitë e mia, të shpalosja çfarë mund të bëja dhe jo të tregoja një afeksion ndaj udhëheqësit. Nuk e mohoj se shumë artistë mund ta kenë bërë për servilizëm, për të treguar devotshmërinë ndaj partisë. Unë nuk kam pasur këtë qëllim dhe, duke e nxjerrë para publikut, jam i sinqertë me të dhe me veten. Pra nuk ka penalizim për atë që ne kemi krijuar qoftë të ndikuar, apo të imponuar. Imagjinoni një fëmijë që rritet në një vend të mbyllur, nën propagandën se jeton në vendin më të lumtur në botë, që botën e kemi kundra, por ne ecim përpara, çfarë mund të dijë më shumë. Ne jemi rritur nën këtë propagandë dhe kjo do të reflektohej në gjithçka që ne mendonim ose bënim. Duke u rritur e duke rënë në kontakt me gjëra të tjera, fillon e dyshon për gjëra të ndryshme, por për shkak të izolimit të plotë, ishte e pamundur të bëje krahasime dhe mendoje që gjithçka që nuk shkonte mirë mund të ndreqej brenda sistemit, por më pas ne e pamë se smund të ndreqej diçka që ishte ngritur shtrembër që në fillim, ndaj dhe duhej shembur.
Na tregoni pak për punën e diplomës, cili është fati i saj?
Për punë diplome kisha një ndarje dekorative dhe dy kompozime, por që nuk i kam sot. Tek kompozimi tjetër ishte po Enver Hoxha, por me një vajzë me kostum popullor. Vlerësimi ishte i shkëlqyer (qesh). Ishte i realizuar shumë bukur. Drejtuesi i diplomës, Thoma Thomai, e vlerësoi si një nga ndarjet dekorative më të bukura të bëra deri atëherë. Ishte i vendosur në hyrje të Akademisë së Arteve, ndërsa më tej nuk e di se ku përfundoi. Deri në një farë kohe, ka qenë tek muzeu i Akademisë, pastaj pas 97-ës, nuk u mor vesh më fati i saj.
Si kanë qenë reagimet e njerëzve kur u keni thënë se do të hapnit një ekspozitë të tillë?
Reagimet e para kanë qenë të çuditshme. Shumë njerëz, mes tyre dhe familjarë, kur e morën vesh se do të hapja këtë ekspozitë më thanë: Po ti, çne me Enverin!?, pa e ditur arsyen pse unë po e bëja një gjë të tillë. Disa i trembeshin faktit se mos më merrnin për nostalgjik. Por kjo ka lidhje thjesht me dëshminë historike. Shpresoj që njerëzit të marrin nga kjo ekspozitë atë që unë doja të përçoja.
Një vend të rëndësishëm në ekspozitën tuaj zë Skënderbeu, si ka evoluar njohja juaj mbi të?
Heroi i parë që kam ndeshur kur isha fëmijë, qoftë nga propaganda, apo ajo që shihnim në libra e filma, ishte Skënderbeu. Dy vjet më vonë bëra kompozimin e parë që ishte mbi një betejë të Skënderbeut. Vite më vonë, më 198