E Diel, 1 Nëntor 2026

Taçi, president në 100-vjetorin e BolonjësTaçi është shprehur për mediat italiane me pak fjalë kuptimplote: “Dëshiroj t’i bëj të lumtur bolonjezët”. Pikërisht në 100 vjetorin e klubit italian. Dhe ka shpenzuar jo pak.

Tashmë është zyrtare. Biznesmeni i njohur shqitpar, Rezart Taçi, është pronari i klubit të Bolonjës. Familja Menarini, e cila zotëronte dhe klubin italian të Serisë A, zytarizoi marrëveshjen e arritur. Bosi shqiptar i “Taçi Oil International” zotëron tashmë 80 për qind të Bolonjës.

Lajmi u konfirmua përmes një komunikate të shkurtër: “Aktivia Spa (shoqëria e familjes Menarini, që kontrollon të gjitha kuotat e Bolonjës) komunikon se ka nënshkruar një kontratë për kalimin e shumicës së aksioneve të Bolonja FC 1909 grupit industrial që ka për drejtues inxhinierin Rezart Taçi, marrëveshje që do të finalizohet në javën e parë të muajit gusht”.

Shuma për blerjen e 80 për qind të aksioneve të Bolonjës, sipas medias italiane, ka kushtuar rreth 20-22 milionë euro. Me Bolonjën në të kaluarën ka luajtur edhe sulmuesi Igli Tare, sot në rolin drejtorit sportiv të Lacios.

Rezart Taçi bëhet kështu i pari shqiptar që blen një klub në Itali, ndërkohë që presidenti i grupit “Taçi Oil International” (rreth 300 milionë euro besohet se është xhiroja vjetore që menaxhojnë në vit kompanitë e drejtuar nga Taçi), mban edhe dy “rekorde” të tjera origjinale sportive: së pari, ka mundur të sjellë dy herë Milanin në Shqipëri, madje brenda 8 muajve, e së dyti, ka organizuar dy herë në Shqipëri kampingun sportive “Milan Junior Camp”. 

Taçi është shprehur për mediat italiane me pak fjalë kuptimplote: “Dëshiroj t’i bëj të lumtur bolonjezët”. Pikërisht në 100 vjetorin e klubit italian. Dhe ka shpenzuar jo pak.

E Premte, 24 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›