E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Pas Enciklopedisë qëndron qeveria maqedonase

Ai tha se ki provokim ka për qëllim të arrijë shumë efekte, ndërsa efekti kryesorë është të na defukusojë të gjithëve prej të tanishmes dhe të na çojë të merremi me histori .

“PDSH-ja nuk do të defokusohet aq lehtë, për ne a tanishmja është ajo që flet për diskriminim në të gjitha fushat që u bëhet shqiptarëve. Sa i përket fjalorit në enciklopedi, është një fjalor i njohur, një gjuhë e urrejtjes. Mendoj se mirë është që të gjithë maqedonasit të distancohen nga këta njerëz që ndjellin zjarr, për shkak të mirës së tyre.”, theksoi Thaçi.

Kreu i PDSH nuk pret se do të korrigjohet ky dokument që poshtëron kombin shqiptarë. Paralajmërimet për korrigjim apo tërheqje ai i quan të pavërteta dhe mashtrime. (ina/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›