E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç: Për zgjidhje të çështjes, jo për ndarje të Kosovës

“Për mua, një zgjidhje kompromisi nuk është që dikush të marrë të gjitha, ndërsa pala tjetër të humbasë të gjitha”, ka thënë Tadiç duke u përgjigjur në pyetjet pas një ligjërate në Universitetin Kolumbia të New Yorkut.

Sipas tij, serbët që jetojnë në Kosovë janë në "rrezik" dhe se situata është shumë e "rëndë". "Kjo nuk është zgjidhje. Serbia është e gatshme për kompromis", ka thënë Tadiç, i cili ka hedhur poshtë mundësinë e ndarjes së Kosovës.

I pyetur se a do t'u kërkojë falje shqiptarëve të Kosovës për krimet e kryera më 1998 e 1999, Tadiç ka thënë se është i vetmi president në rajon që u ka kërkuar falje popujve të tjerë për krime. Ai tha se u ka kërkuar falje boshnjakëve dhe kroatëve. "Këtë e kam e bërë edhe ndaj shqiptarëve të Kosovës, sepse respektoj të tjerët dhe pres që ata të fillojnë të respektojnë serbët", ka thënë Tadiç. (qik/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›