Arrestohet i dyshuari për vrasjen e një 35-vjeçari
Ngjarja ndodhi ditën e shtunë në kryeqytet, kur 36-vjeçari Hoxha, lindur dhe banues në Prizren, ka qëlluar me thikë për motive të dobëta viktimën Muça. Ata kanë qenë së bashku në një ambient intim, ku më pas autori i dyshuar e ka qëlluar me thikë viktimën në pjesën e qafës për motive të dobëta.
I plagosuri humbi jetën përgjatë rrugës për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestrua arma e ftohtë me të cilën dyshohet së është kryer vrasja.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të vrasjes me dashje.