E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohen parimisht ndryshimet në buxhetin e vitit 2009

Rishikimi i buxhetit konsiston në rishpërndarjen, pra marrjen e fondeve nga projektet apo ministritë, ku ato nuk janë shpenzuar. "Gjithë rishikimi i buxhetit ekzistues synon që të ulë presionin e shpenzimeve në fund të vitit", deklaroi ministri i Financave, Ridvan Bode.
     
"Buxheti i rishikuar i vitit 2009 vjen si një eksperiencë e konsoliduar e qeverisë shqiptare në përpjekjet e saj për të përmirësuar menaxhimin e financave publike. Ai synon konsolidimin e mëtejshëm të reformave të ndërmarra në buxhetin e vitit 2009, një përdorim efektiv të të ardhurave nga privatizimet strategjike dhe jo strategjike si dhe menaxhimin më me efektivitet të fondeve publike", tha ministri Bode.
     
Ai theksoi se në këtë ndryshim të buxhetit parashikohet rritja e shpenzimeve kapitale me burime të brendshme në infrastrukturë me rreth 12.4 miliard lekë, dhe të shpenzimeve korrente me 1.7 miliardë lekë, krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2009, ku 1.2 miliardë lekë e zë rritja e kompensimit të ish-përndjekurve politikë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›