Tadic Jam gati te takohem cdo dite me Thacin

Ceshtja qendron te fakti nese takimi yne do te kontribuonte per zgjidhjen apo paraprakisht do te ishte i nevojshem nje dialog mes eksperteve te cilet do te duhej qe te pergatisnin modelet e zgjidhjes te pranueshme per te dyja palet. Perndryshe takimi me Thacin ose me cdolloj perfaqesuesi legal te shqiptareve te Kosoves per mua nuk perben asnje problem por vetem nje detyre sikurse ka ndodhur kjo edhe me rastin e bisedimeve te meparshme kur me ta jemi takuar une dhe Koshtunica theksoi Tadici.
Ndersa lidhur me pyetjen nese nje takim eventual me Thacin a nuk do te perbente nje njohje te pavaresise se Kosoves Presidenti serb u pergjigj duke vene ne dukje se cdokush qe kryen ndonje rol shteteror duhet te respektoje Kushtetuten e shtetit qe perfaqeson. Nje takim i tille eshte i mundur vetem nese do te respektohen ligjet dhe institucionet qe une perfaqesoj. Per kete arsye duhet te gjendet nje modus ne kuadrin e te cilit Serbia as drejtperdrejt dhe as terthorazi te mos e njohe te ashtuquajturen pavaresi te Kosoves por te krijohen mundesite qe te mund te diskutohet per zgjidhjen e te gjitha ceshtjeve te hapura. Ne kete kuptim rendesi duhet ti kushtojne jo anes formale por asaj praktike. Ne dialog duhet te futemi me vullnet te mire ne menyre qe te mund te arrijme sukses dhe kompromisin e duhur. Kurse sa i perket asaj se kur do te mund te fillonte dialogu i pritshem mes Beogradit dhe Prishtines Presidenti Tadic tha se sa i perket Beogradit ai mund te filloje qe sot nderkohe qe kishte mundesi edhe para disa muajsh. Serbia pa asnje shkak ka qene akuzuar ne bashkesine nderkombetare se nuk e do dialogun por ngrirjen e konfliktit. Tani eshte bere e qarte se kjo nuk ishte aspak e vertete dhe se ishte pala tjeter ajo qe donte ti qendronte larg atij. Ne gjate te gjithe kohes kemi deshiruar dhe deshirojme qe paqesisht dhe permes bisedimeve ta zgjidhim konfliktin e rende disadhjetevjecar mes serbeve dhe shqiptareve. Dhe kete e treguam edhe ne praktike dhe tani askush ne bote nuk e ve ne pikepyetje deshiren me te sinqerte te Serbise qe dialogu te filloje sa me pare qe te jete e mundur tha ai.
A do te mund Serbia qe ta imponoje ceshtjen e statusit ne bisedime ishte pyetja e radhes e Blicit se ciles presidenti serb iu pergjigj duke theksuar se Serbia nuk mund te imponoje asgje ne planin nderkombetar duke pasur parasysh madhesine fuqine dhe ndikimin e politikes sone te jashtme.
Ne vetem paqesisht me durim dhe permes dialogut mund te arrijme deri te nje zgjidhje e pranuar ne menyre te ndersjelle pra deri te zgjidhja e cila do te mund ta zgjidhte konfliktin historik mes popujve serb dhe shqiptar. Vetem permes dialogut ne mund ti legjitimojme interesat tona dhe te arrijme deri te nje zgjidhje qe do te perbente nje kompromis te pranueshem per te dyja palet dhe do ti sherbente stabilitetit afatgjate te te gjithe rajonit tone i cili i cliruar nga tensionet do te mund te ecte perpara theksoi Presidenti serb Boris Tadic.