E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: KFOR dhe EULEX, neutral ndaj statusit të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha se Serbia do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për bisedimet me Prishtinën, ndërsa theksoi se problemet mes dy palëve nuk mund të zgjidhen përmes veprimeve të njëanshme. Gjatë një fjalimi që presidenti serb mbajti në linjë të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai u bëri thirrje mekanizmave ndërkombëtarë në Kosovë që të veprojnë në përputhje me mandatin e tyre.
 

“Ka një varg çështjesh që duhet të adresohen në muajt e ardhshëm dhe u bëjë thirrje të gjithë të përfshirëve, të mbesin të angazhuar në këtë proces në frymën e konstruktivitetit. Në këtë drejtim, presim që KFOR-i dhe EULEX-i të përmbushin tërësisht doktrinën e Kombeve të Bashkuara për neutralitetin ndaj statusit, në përputhje me mandatet e tyre nën rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit që është dhe burimi i legjitimitetit universal, sikurse në terren ashtu dhe në fushën ndërkombëtare”, shprehet Tadiç.

Karshi zgjidhjes së çështjeve me palën kosovare, shtylla e dytë e përqëndrimit të politikës serbe, sipas tij, do të jetë integrimi evropian, përkatësisht marrja e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›