E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Kushti gjerman për Kosovën, i papranueshëm

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka përsëritur se kushti gjerman për kandidaturën për Bashkimin Evropian, lidhur me Kosovën, është i papranueshëm, por, megjithatë, ka shprehur përkushtim për të punuar drejt anëtarësimit në BE.
 

“Nëse një kusht i papranueshëm për status të kandidatit në BE është vënë, ne duhet t`u themi miqve dhe parnerëve tanë evropianë, se një kërkesë e tillë është e papranueshme”, tha Tadiç.
 

Ai iu referua kërkesës së kancelares gjermane, Angela Merkel, më herët këtë javë, se Serbia, nëse dëshiron ta fitoj statusin e kandidatit për BE, këtë vit, duhet t`i anuloj strukturat paralele në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me popullatë shumiceë serbe.

“Populli ynë në pjesën veriore të Kosovës nuk do të mbijetoj nëse nuk do t`i ketë institucionet e veta, pasi pa ato nuk do të ketë siguri, shkolla ose spitale”, u shpreh presidenti i Serbisë.
 

Ndër të tjera ai theksoi se nëse miqtë evropianë nuk e pranojnë pozicionin e Serbisë, ata mund të pranojnë atë nesër, ose pasnesër. Tadiç ka shprehur përkushtim për vazhdimin e reformave që kërkohen për anëtarësim në BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›