Uragani Ajrine godet bregun lindor te SHBA

Uragani Ajrine po godet brigjet lindore te Shteteve te Bashkuara me erera me shpejtesi 140 kilometra ne ore. Ne njoftimet e fundit Qendra Kombetare e Uraganeve thote se Ajrine ka tani fuqine e nje uragani te kategorise 1 dhe po leviz drejt veriut nga brigjet e Karolines se Veriut me shpejtesi 24 kilometra ne ore.
Sekretarja e Sigurimit Kombetar Xhanet Napolitano udhezoi sot banoret ne rrugen qe pritet te pershkoje uragani qe ti marrin seriozisht te gjitha paralajmerimet. Zonja Napolitani tha se kushdo qe eshte ne zone evakuimesh duhet te largohet.
Uashingtoni eshte pergatitur per goditjen e uraganit Ajrine qe pritet te mberrije brenda disa oresh ne kryeqytetin e vendit. Sherbimet e metrose jane nderprere nderkohe qe kompanite e sherbimit elektrik jane ne gjendje gatishmerie per peme e shtylla te rrezuara nga era. Shume nga lagjet qe shtrihen ne brigjet e lumit Potomok kane marre thase rere per te penguar vershimin e ujit ne katet e poshtme.
Nje tjeter paralajmerim per uragan u leshua edhe per Nju Jorkun dhe per shumicen e bregut lindor per ate qe Presidenti Obama e quajti nje stuhi tejet te rrezikshme.
Ne Nju Jork kryetari i bashkise Majkell Blumbereg urdheroi per here te pare evakuimin e detyrueshem te qytetit.
Ne sot po vendosim evakuimin e detyryara e perseris te detyruar per te gjithe nju jorkezet qe jetojne ne zonen e ulet A prane brigjeve ne te 5 distriktet qe jane ne rrezikun me te madh nga deme prej uraganit Ajrine. Ne kete njoftim perfshihet edhe nje pjese e Rokweit i cili nuk eshte zona A por eshte zona B. - tha ai
Presidenti Obama perpara se te largohej nga vendpushimi i Marthas Vineyard iu drejtua amerikaneve me fjalet
Mos prisni Mos u vononi Ne shpresojme per me te miren por pergatitemi per me te keqen. Duhet ta marrim seriozisht kete stuhi.
Ndersa shume njerez jane evakuar duke ndjekur urdherat e zyrtareve lokale ka patur edhe nga ata qe nuk kane dashur te largohen
Do te qendroj Mendoj se nuk do te jete aq keq sa thuhet-
Rreth cerek milione njerezve u eshte thene te lene shtepite e tyre ne zonat e ulta te qytetit mes tyre edhe distrikti financiar Wall Street.
Per here te pare mbyllet gjithe sistemi i transportit publik ai i metrove dhe autobuseve. Te tre aeroportet me te medha te Nju Jorkut jane mbyllur.
Linjat ajrore kane pezulluar qindra fluturime kudo ne bregun lindor si dhe sherbimi hekurudhor ne pjesen lindore eshte pezulluar.