E Shtunë, 31 Tetor 2026

Begatia ne Turqi krijon hendek mes klasave

Ne Turqi muaji i Ramazanit ka nxjerre ne pah hendekun e madh mes te pasurve dhe te varferve. Shtimi i radheve te klases se pasur produkt i nje dekade me rritje te papare ekonomike ka shtuar numrin e atyre qe shkojne per iftar ne restorante e hotele luksoze. Por nje fakt i tille ka hapur nje debat te ndezur ne vend mbi pabarazine mes klasave

Ne qender te Stambollit Rumejsa amdereli po ndihmon ne pergatitjet per darken e Iftarit ne hijen e nje hoteli me 5 yje. Kjo darke qe shtrohet ne fund te dites se agjerimit per Ramazan eshte falas per kedo. Ky organizim i perjavshem behet ne shenje proteste ndaj shpalosjes se hapur te pasurise gjate muajit te shenjte islamik

Ramazani eshte koha kur duhet te kujtojme te varfrit dhe te kujtojme se mund te jemi nganjehere te uritur dhe duhet te ndihmojme ata qe vuajne. Kjo proteste sherben per tia theksuar kete fakt atyre qe kane shtruar darke iftari ne keto hotele luksoze.

Menuja e thjeshte prej supe djathi dhe hurma arabie dallon shume nga iftari me kosto 100 dollare e siper qe eshte shtruar ne hotelet luksoze perreth.

Nderkohe qe Turqia po perjeton rritje te forte ekonomike per afro 1 dekade iftari ne hotele te tilla po behet dicka e modes.

Menaxheri  i nje  restoranti Ilker Sonuk tregon kujdes ne cdo detaj te pergatitjes

Ketu jemi ne kopeshtin e hotelit. shte vend shume i mire per te shtruar dhe ngrene iftar. Te henen do te shtrojme iftar per 500 vete. Morem porosi nga nje kompani.

Shpesh ne darka te tilla shihen anetare te qeverise. Por nen presionin e kritikave kryeministri turk Recep Taip Erdogan nje besimtar mysliman i devotshem i ka kritikuar aktivitete te tilla.

Partia AK ne pushtet e prezanton veten si partia e te varferve. Por megjithe rritjen ekonomike rekord numri i turqve qe jetojne ne varferi ka mbetur i pandryshuar gjate sundimit te tij 9 vjecar.

Nderkaq ne darken e protestes po shtrohet ushqimi. Darka fillon me lutje. Pjesemarresit nuk ulen vetem per te ngrene por edhe te diskutuar cfare misheron iftari

Ka njerez qe nuk kane buke te hane e nga ana tjeter ka nga ata qe paguajne 600 lira turke apo thuajse aq sa nje rroge minimale per te ngrene iftar nje nate. Kjo nuk mund te quhet iftar ne fund te agjerimit pasi agjerimi per te gjithe myslimanet duhet te jete i barabarte dhe te tregoje respekt per gjendjen e tjetrit. Prandaj i konsiderojme keto iftare te shtrenjta si vanitoze dhe shperdoruese.

Me mbarimin e iftarit Rumejsa dhe te tjere fillojne pastrimin. Protesta shpjegon ajo nuk duhet te krijoje percarje por te krijoje ura lidhese ne shoqerine turke.

Myslimanet por edhe njerez te besimeve te tjera turq kurde e te tjere mund te ulen te hane nje darke se bashku. Nje gjest i tille mund te sjelle lumturi dhe drejtesi ne nje vend apo ne gjithe boten ne emer te Ramazanit.

Partia AK ne pushtet e trumpeton me krenari begatine ekonomike por sukesi i deritanishem ka sjelle nje hendek ne rritje mes te varferve dhe te pasurve dhe mbyllja e ketij hendeku do te jete sfide madhore per autoritetet turke.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›