Davutoglu: Prizreni, bibla e vendbanimeve turke

Në ditën e dytë të vizitës së tij, ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu nuk ka folur për librat e historisë, por për kulturën turke. Ka zgedhur pikërisht Prizrenin, qytetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ta quaj “Bibla e të gjitha vendbanimeve të Turqisë”.
Në hapjen e "Qendrës Kulturore Turke" në Prizren, Davutoglu përgëzoi bashkëkombasit e tij për ruajtjen e kulturës dhe gjuhës megjithë pengesat që kanë pasur nga regjime të shumta. Më herët, ai në Prishtinë sugjeroi të korigjiohet historia nga ajo e shkruar në kohën e Enver Hoxhës dhe Titos.