E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Bashkia masa për të parandaluar rritjen e çmimeve

Bashkia e Tiranës merr masa për të parandaluar rritjen e çmimeve për festat e fundivitit në tregjet e kryeqytetit.
 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha është takuar sot me përfaqësues të bizneseve të cilëve u ka kërkuar të mos abuzohet me rritjen e çmimeve gjatë festave.
 

Sipas Bashës agjensia për mbrojtjen e konsumatorit në Bashkinë e Tiranës do të veprojë për 3 javë si task forcë e cila do të marrë masa për abuzuesit me rritjen e çmimeve në tregjet e kryeqytetit.
 

Kjo masë e Bashkisë së Tiranës vjen pas historikut të viteve të shkuara ku produktet ushqimore për festat e fundvitit kapin çmime rekord.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›