E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Referendumi nuk është i nevojshëm

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka deklaruar se ka një plan të qartë se “si të merret me situatën në Kosovë” dhe se për pikat kryesore të kësaj “zgjidhjeje” ka vënë në dijeni edhe përfaqësuesit e fuqive të huaja. Kjo zgjidhje, sipas tij, do të publikohet në momentin e duhur.
 

"Duhet fillimisht të përfundojnë bisedimet me partnerët evropianë, pastaj me institucionet tona, e pastaj të dalim me këtë propozim para Kuvendit dhe qytetarëve. Gjendemi në një situatë shumë të vështirë, por kjo nuk do të thotë se duhet të heqim dorë nga interesat tona legjitime. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të luftuar për interesat tona dhe për të mundësuar përmbushjen e dy objektivave, BE dhe Kosovën"", ka thënë Tadiç .
 

I pyetur nëse në proçesin e zgjidhjes së problemit të Kosovës dhe e integrimit evropian ekzistojnë kushte të panjohura për publikun, Tadiç tha se nuk ka fshehur asgjë dhe se askush nga nuk e ka kërkuar nga ai njohjen e shtetit të Kosovës.
 

"Nëse këtë e kërkojnë nga unë, dal para qytetarëve dhe them se kjo është gjendja e re. Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë, sepse përgjigja ime do të ishte jo”.
 

Më tej Tadiç tha se referendumi i serbëve në veri të Kosovës, për pranimin e institucioneve të Kosovës, nënkupton thellim të krizës që mund të shkaktojë reagim ndërkombëtar dhe të rrezikojë sigurinë e serbëve që jetojnë në jug të lumit Ibër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›