E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni do rikandidoje per kryeminister

Ka kaluar javët e fundit duke studiuar sondazhe, duke analizuar skenarët për zgjedhjet ne 2013, duke dëgjuar drejtuesit e “Popolo dela liberta”. Por në fund vendimi është marrë: Berluskoni do të rikandidojë si kryeministër.
Kështu shkruan gazeta “Corriere della sera”, e cila si kryeartikull ka “Berluskoni do të rikandidojë”.
Sondazhet e fundit të ardhura në tavolinë, tregojne disa të dhëna, sipas të cilave, sipas kavalierit, nuk mund të injorohen. Brenda partisë kanë nisur përllogaritjet e drejtimit të PDL dhe shanset për të ecur para. Kështu partia “Populli i lirisë” pa Berluskonin nuk do të merrte as 10% të votave, ndërsa kandidatura e Alfanos si kryeministër, dhe kavalieri si kryetar i partisë, mund të arrijë në një rezultat deri në 18%.
Një rezultat ky që mund të mos mjaftojë për të marrë drejtimin e vendit, por do t’i jepte kavalierit dhe partisë së tij një rol vendimtar në legjislaturën e ardhshme.
Siç shkuan dhe “Corriere della sera” Berluskoni pas pushimeve në Villa Certosa në Sardenja, në shtator vjen me energji të reja dhe me letrat gati: Një emër i ri për partinë që do të marrë emrin e origjinës “Forza Italia”, një ekip prej 40 personash, që do të promovojnë aventurën e re politike.
Sigurisht që nuk do të jetë një nismë e thjeshtë, pasi duhet ruajtur marrëdhënia me Anxhelino Alfanon, sekretarin e partisë së PDL, të cilën Berluskoni e vlerëson si një njeri të talentuar.
Përveç kësaj siç shkruan dhe “Corriere della sera” nevojitet një program ekonomik që do t’i rikthejë optimizmin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›