E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Mimoza Kusari-Lila në prag të shkarkimit?

Ministrja e Tregëtisë dhe Industrisë së Kosovës Mimoza Kusari-Lila sot mund ta drejtojë për herë të fundit këtë institucion, nëse nuk tërheq vendimin për masat ndaj çimentos së importuar. Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës do të jetë vendimtare për fatin e saj dhe vendimin që ajo po e mbron me çdo kusht.
 

Grupi parlamentar i AKR-së ka kërkuar interpelancë nga Kusari-Lila që të japë sqarimet në detaje për vendimin e saj. Në përkrahje të grupit parlamentar të AKR-së janë edhe partitë opozitare.
 

Emin Gërbeshi, nga AKR-ja, është iniciatori i cili ka marrë edhe përkrahje nga të tjerët për t`u kthyer mbrapa ky vendim ose të largohet nga ky post ministrja Kusari-Lila.
 

Ai ka thënë për gazetën “Zëri” se të enjten nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës votojnë për heqjen e masës, atëherë Kusari-Lila duhet të japë dorëheqjen.
 

“Kemi kërkuar interpelancë, nëse ajo nuk e tërheq vendimin dhe deputetët votojnë për heqjen e masave atëherë ky do të jetë fundi i ministres Kusari-Lila”, ka thënë Gërbeshi.
 

Myzejene Selmani ka bërë me dije se gjatë takimit me Kusari-Lila të mërkurën, ajo ka këmbëngulur që vendimi i saj është mbështetur në ligj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›