Tadiç: Vendim i rëndë, por s’mbaron me kaq!
“është e qartë se Gjykata nuk është përcaktuar për të drejtën në shkëputje, por ka vendosur të trajtojë ekskluzivisht për përmbajtjen teknike të deklaratës së pavarësisë. Gjykata ka shmangur të japë mendimin për çështjen thelbësore dhe ka vendosur që për të gjitha implikimet politike të debatohet në organin më të lartë të OKB-së”, deklaroi presidenti para gazetarëve, i cituar nga e përditshmja serbe “Blic”.
Kreu i shtetit serb paralajmëroi se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të analizohet gjatë ditëve të ardhshme në të gjitha organet e shtetit, kurse gjatë kësaj fundjave përfaqësuesit e Serbisë do të shpërndajnë mesazhin e tij personal për krerët e 55 shteteve në botë.