Thaçi: Vendimi i GJND-së, përgjigje ndaj padrejtësive
“Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është përgjigja më e mirë që i është dhënë botës për të drejtën e Kosovës si shtet i ligjshëm, i konsoliduar dhe funksional”, theksoi kryeministri Thaçi nga Uashingtoni, ku ndodhet në një vizitë zyrtare. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë u shpreh dje në favor të pavarësisë së Kosovës. Midis të tjerash, Presidenti i GJND-së, Hiasashio Ovada, deklaroi se pavarësia nuk shkel të drejtën ndërkombëtare.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës shtoi se mendimi këshillimor i GJND-së “është një përgjigje e drejtë historike ndërkombëtare ndaj padrejtësive historike që janë bërë ndaj Kosovës”. Duke falënderuar të gjithë mbështetësit e çështjes së Kosovës, Thaçi e cilësoi ditë historike për shtetin e ri të enjten e 22 korrikut.
“Sot Kosova funksionon, do të funksionojë si shtet njëherë e përgjithmonë, sepse e ka edhe bekimin e të drejtës ndërkombëtare. E ka pasur edhe më herët, por sot është rikonfirmuar.
Kështu që kjo është një fitore historike për Kosovën dhe rajonin, e në të njëjtën kohë ne do të vazhdojmë me punën tonë për një vend të mundësive të barabarta për të gjithë dhe për integrim në NATO, OKB dhe strukturat tjera euroatlantike”, pohoi Thaçi.