OSBE/ODIHR Proces zgjedhor konkurent dhe transparent

Ekipi i vezhguesve nderkombetare kishte zgjedhur fjale te kujdesshme per te karakterizuar procesin zgjedhor deri ne mesditen e se martes ne Shqiperi. Disa here shefi i misionit te OSBE/ODIHR-it Jonathan Stonestreet permendi faktin se gjithcka qe artikulohej ishte vecse paraprake dhe se ne terren kishte ende vezhgues qe vijonin detyren per te ndjekur procesin e numerimit te votave.
Zgjedhjet e 8 majit ishin konkuruese dhe transparente por u zhvilluan ne nje atmosfere polarizimi te larte dhe mungese besimi mes ndermjet partive ne pushtet dhe atyre ne opozite ishte njeri prej percaktimeve qe beri Stonestreet. Ai ka shigjetuar dy partite e medha politike PD e PS qe si ne votimet e shkuara nuk i kryen me pergjegjshmeri detyrat zgjedhore duke ndikuar negativisht ne administrimin e te gjithe procesit.
OSBE/ODIHR dhe partneret e tyre Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes pohuan frymen e tensionuar gjate fushates elektorale ku u regjistruan dhe akte dhune e incidente qe kishin lidhje me zgjedhjet. Fatkeqesisht ne disa zona pati raste te konfirmuara presioni ndaj nepunesve publike per te mbeshtetur PD-ne. Abuzimi me burimet administrative duket se ishte pakesuar ndjeshem megjithate ne pak raste zyrtaret qeveritare dhe vendore i perdoren aktivitetet zyrtare per qellime fushate thuhej mes te tjerave ne deklaraten paraprake te vezhguesve nderkombetare.
Nje sere aspektesh pozitive
Raporti permendi dhe nje sere aspektesh qe ishin pozitive si permiresimi i listave te votuesve puna e Kolegjit Zgjedhor qe kishte dhene vendime te drejta per ato qe ishin ankuar partite dhe subjektet. Pozitive u pershkrua dhe puna e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe u cilesua transparente por nuk u hezitua te flitej dhe per inteferencat e klimes se tensionuar politike ne vendimarrjen e Komisionit. Vendimet lidhur me ceshtjet e debatuara mes dy partive kryesore u trajtuan me tone partiake dhe jo ne kolegjialitet. Disa prej ketyre vendimeve nuk ishin te bazuara ne Kodin Zgjedhor dhe u rrezuan pas anikimimit ne Kolegjin Zgjedhor thuhet ne deklaraten paraprake mbi zhvillimin e zgjedhjeve te 8 majit.
Bildunterschrift
Si pasoje e ndikimit politik nuk shpetuan dhe shfaqjet e fenomeneve te vonesave ne emerimin e komisionereve e per rrjedhoje dhe shkeljet e afateve kohore ne ngritjen e komisioneve te votimit. Gjithashtu ne deklarate ne menyre konkrete thuhej se Partia Demokratike ne pushtet dhe Partia Socialiste ne opozite nuk i emeruan ne kohe anetaret e komisionet e qendrave te votimit dhe grupeve te numerimit duke shtuar ketu dhe kritiken se deklaratat e ketyre partive qe vinin ne dyshim integritetin e administrimit te zgjedhjeve demtuan besimin e publikut tek zgjedhjet.
Ne fokus te qendrimit paraprak te monitoruesve nderkombetare ishte dhe roli e angazhimi i medias. Sipas tyre ajo ofroi nje pluralitet pikepamjesh duke i ndihmuar votuesit te benin nje zgjedhje te informuar. Por ky plus u shoqerua dhe me minuse si ishte psh. mungesa e medias vizive teresisht te pavarur apo qe shumica e kanaleve private ishin te rreshtuara perkrah njeres nga dy partite me te medha. Ne kapitullin e punes se medias nuk harrohej te permendej dhe vendimi aq i debatueshem i KQZ qe detyronte televizionet te jepnin kaseta filmike qe ishin edituar nga partite politike konkurente nje vendim qe per fat te mire u rrezua nga Kolegji Zgjedhor.
Numer i ulet kandidatesh femra
Monitoruesit nderkombetare kane kritikuar dhe pranine mjaft te ulet te kandidateve femra ne listat per kandidate ose anetare te keshillave bashkiake e komunare. Ne nje kohe qe dita e votimeve eshte konsideruar si pergjithesisht e qete por e paorganizuar ne disa raste. Duke ju referuar procesit te numerimit te votave deri ne mesditen e se martes per monitoruesit nderkombetare ai funksionon mire dhe me transparence me disa perjashtime. Por sipas deklarates paraprake numerimi vijon me ngadalesi dhe eshte i paorganizuar ne disa raste. Ne disa vende numerimi i votave ka patur nderprerje te paparashikuara.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jonathan Stonestreet
Pyetjes se DW per shefin e misionit te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e 8 majit Jonathan Stonestreet se cili ishte elementi me pozitiv dhe me negativ i ketij procesi deri me tani ai u pergjigj. Si pozitive mund te permendim faktin se keto zgjedhje kane qene transparente dhe konkuruese.Ndersa ne krye te elementeve negative ishte fakti qe partite politike nuk ua kane vene veshin rekomandimeve qe kemi bere ne ne votimet 2009 sidomos ato pergjegjesi qe kane keto parti per gjithe procesin e zgjedhjeve ne Shqiperi.
Nje raport i dyte po paraprak ku do te perfshihet dhe kjo pjese e mbetur e procesit deri tek shpallja e rezultateve do te publikohet nga OSBE/ODIHR-i pas afer dy muajsh. Sipas Stonestreet nje pjese shume e rendesishme e tij do te jete paketa e propozimeve dhe e sugjerimeve qe behen per permiresimin e zgjedhjeve ne Shqiperi.
Autor Arben Muka
Redaktor Pandeli Pani