E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: Vizita ne Kosove, pres pergjigje pozitive

Presidenti i Serbise, Boris Tadic ka deklaruar se pret qe te marre pergjigje pozitive nga institucionet nderkombetare per te vizituar Kosoven.
Tadic eshte shprehur se ai respekton plotesisht Marreveshjen ushtarako-teknike te Kumanoves dhe rezoluten 1244. “Keto sigurojne qe Kosoven ta vizitoje edhe presidenti i Serbise dhe jo vetem ata presidente qe fton kreu i te ashtuquajturit shtet i Kosoves”, ka pohuar Tadic. Duke ritheksuar se Kosova eshte pjese e Serbise, presidenti serb ka shtuar se do te vazhdoje luften kunder pavaresise. Synimin e tij per te vizituar Kosoven Tadic e shprehu mbremjen e djeshme ne nje interviste televizive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›