E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Do vizitoj Kosovën

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka deklaruar se në ditët në vijim do ta vizitojë Kosovën, duke thënë se qeveria e tij do të këmbëngulë që "qytetarët e saj në Kosovë të avancojnë ekonomikisht dhe të kenë të gjitha të drejtat, siskurse edhe të gjithë qytetarët në pjesët e tjera të vendit". Tadiç tha se gjatë këtij viti që po lëmë pas, qeveria e Serbisë ka shënuar një fitore diplomatike duke arritur të garantojë rrugën e Serbisë drejt BE-së, e cila nuk do të kushtëzohet nga raporti i Serbisë ndaj Kosovës. "Kemi marrë garanci të qarta nga të gjithë faktorët e BE-së, se askush nuk do ta kushtëzojë Serbinë që ta njohë Kosovën për të hyrë në BE", është shprehur presidenti serb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›