SHBA, alarm i rremë për sulm terrorist në New York
NEW YORK- Alarm për bombë në sheshin “Times Square” në New York. Një automjet i dyshimtë i parkuar mes rrugës numër 42, Broadway është në qendër të vëmendjes së agjentëve të policisë lokale. Ndërkohë që pas verifikimeve alarmi rezultoi i rremë.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 me orën shqiptare, ndërsa pas alarmit është evakuar godina e bursës së Nadaqit në New York, ndërkohë që furgoni me xhama të zinj, ndodhej në shesh prej dy ditësh. Dyshimet për mjetin e parkuar lindën pasi policia ka filluar punën për boshatisjen e sheshit “Times Square” nga makinat e parkuara në kuadër të përgatitjeve për festën e madhe të ndërrimit të viteve. Furgoni disponon një targë provizore dhe dritaret i ka me xhama të errët. Bëhet fjalë për një kamioncinë të tipit “Dodge”, prodhim i vitit 1992, që sipas dëshmive është parkuar pranë kryqëzimit prej shumë kohësh, ndoshta dy ditësh Tensioni në New York është ende i lartë, askush nuk mund të hyjë dhe dalë në Brodway. Gjithashtu ka ndaluar puna në metro dhe para cdo ndërtese ka ndonjë polic, ndërsa forcat e rendit, ekspertët e eksplozivit dhe agjentët e njësive të emergjencës po kryejnë kontrolle mbi automjetin. Alarmet nuk janë të rralla në qendrën e New Yorkut, por këtë herë masat e marra janë me të vërtetë impresionuese, në një nga ditët me trafik të madh, me miliona turistë në xhiro. “Times Square” është zemra e festimeve për Vitin e Ri në New York. Aty del sfera prej kristali që natën mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit shënon ardhjen e Vitit te Ri.(m.a/BalkanWeb)