E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: Fqinjë të Serbisë nuk kanë pasur qendrim miqësor

Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiç, duke folur për marrëdhëniet në rajon, ka vlerësuar se disa fqinjë të Serbisë nuk kanë patur një "qëndrim miqësor", por sipas tij kanë mbajtur një qëndrim i cili është në kundërshtim me interesat e saj. Jeremiç ka kërcënuar vendet fqinje se nuk do të kalojnë pa pasoja nëse ndonjë shtet i rajonit ka ndërmend të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën.
Ai tha se Serbia do të reagojë ndaj çdo hapi që rrezikon interesat e saj shtetërore. "Nuk do të luftojmë apo të aplikojmë sanksione ekonomike, por Serbia nuk do të tolerojë pafundësisht serinë e hapave që dëmtojnë interesat tona nacionale", shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›