E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadic me Ashton Serbia zbut BE-ne

Presidenti Tadic eshte takuar ne Bruksel me perfaqesuesen e Larte per Politike te Jashtme ne BE Catherine Ashton. Ai ka pasur nje darke me Ashton ku ne qender te diskutimeve kane qene rezoluta per Kosoven dhe integrimi i Serbise ne Bashkimin Europian. Ky takim vjen vetem dy dite para diskutimit te rezolutes serbe per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Ne bisedeen e Ashton dhe Tadic gjithashtu eshte folur dhe per arritjen e nje kompromisi para debatit per rezoluten ne Asamble. Qellimi eshte shmangia e nje perplasjeje te mundshme me vendet e BE-se gje qe mund te demtonte aspiratat e Serbise per integrimin europian. Gjithsesi kryediplomati serb Vuk Jeremic ka pasur nje sere takimesh me eksponente te vendeve te BE-se ku ka kerkuar mbeshtetje per rezoluten per Kosoven. Vetem pak dite me pare gazeta kosovare Ekspress botoi nje leter te Jeremic drejtuar kryediplomatit te nje vendi europian qe e ka njohur Kosoven ku kerkohej mbeshtetje per rezoluten serbe ne OKB.

Jeremic pohoi nje dite me pare se po zhvillon bisedime me te gjithe faktoret perfshi ketu edhe Bashkimin Europian. Ai tha se Serbia nuk do te heqe dore nga objektivat e saj si integrimi europian por ajo deshiron te arrije nje vazhdimesi te diplomacise ne 9 shtator ne Nju Jork dhe te tregoje se shqiptaret e Kosoves nuk kane pasur te drejte ne shkeputjen e tyre nga Serbia.

Anisa Braho

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›