E Diel, 1 Nëntor 2026

TK rishfaqen me te mirat e sezonit

Teatri kombetar do ta nise sezonin e ri artistik me shfaqjet e repertorit. Drejtori i teatrit Kristaq Skrami thote se sipari i shfaqjeve ne teatrin kombetar do te ngrihet me tragjedine Elektra me regji te Adonis Filipit interpretimin e Luiza Xhuvanit dhe Roza Anagnostit.

Teksa pritet qe bordi artistik te marre ne shqyrtim projektet e regjisoreve qe do te percaktojne edhe premierat per sezonin e ri sallat e teatrit kombetar do te ftojne spektatoret per te ndjekur produksionet me te mira te sezonit te kaluar.

Teatri Kombetar mendon te cele sezonin e ri artistik rreth diteve te fundit te muajit shtator me shfaqjen Elektra dhe do te vazhdoje me shfaqje te tjera te repertorit. Jane disa shfaqje qe jane dhe ne sezonin e kaluar por qe ka patur kerkesa nga spektatoret dhe qe mendoj qe do te jete ne repertor deri ne fund te vitit nje pjese e mire e tyre tha Kristaq Skrami drejtor i Teatrit Kombetar.

Ajo qe drejtori Skrami mund te konfirmoje per sezonin e ardhshem eshte bashkepunimi qe nuk do te mungoje me institutin italian te kultures si dhe British Council per realizimin e nje vepre te Shekspirit ne skenen shqiptare.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›