E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç në Kosovë: Nuk i heq institucionet paralele nga Kosova

Në Natën e Krishtlindjeve Ortodokse, presidenti serb Boris Tadiq ka pohuar se kurrë nuk do t`i largojë institucionet paralele të Serbisë në Kosovë.

"Ne nuk do të pranojmë të largojmë institucionet tona. Kjo është e pamundur. Nëse do të bënim këtë do të pranonim që në plan afatgjatë të kishte zhvendosje të serbëve nga Kosova dhe në të njëjtën kohë do të thoshte se serbët nuk do të kishin as shkolla, as shërbim shëndetësor e social si dhe të tjera nevoja shoqërore", ka thënë Tadiq nga Deçani për TV Mostin e Zveçanit.

Sipas tij, shumë shtete të fuqishme, anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së po bëjnë presion në Serbinë që të heq institucionet nga Kosova, por kjo nuk do të ndodhë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›