E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, pranga juristit të ALUIZNI-t për mitmarrje

Policia e Qarkut të Korçës ne bashkepunim me Njesine e perbashket Task-Force ka u finalizuar me sukses operacionin e koduar "Juristi " ku eshte arrestuar ne flagrance shtetasi Elton Dojca, 38 vjec banues ne qytetin e Korces,i pa denuar me pare , me detyre Jurist ne degen e "ALUIZNI-t" Korce.
 

Sipas policisë arrestimi ne flagrance u be pasi juristi Elton Dojca, duke abuzuar me detyren i ka kerkuar nje shtetasi rryshfet prej 2.000.000 lekesh te vjetra, per te pershpejtuar proceduren e legalizimit te nje shtese pallati ne qytetin e Korces.
Gjatë arrestimit të tij janë sekuestruar ne cilesine e provave materiale:
 

- 40 cope kartmonedha me prerje 5000 lekeshe (te reja)
- Dokumenta te nevojshme te cilat do te sherbenin per legalizimin e shteses se pallatit
-Nje aparat celular
 

Kështu juristi Dojcan do të përballet me akuzën "Korrupsion pasiv në funksione publike" , ndërsa materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per veprime te metejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›