E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, TAV nuk aplikon gjuhën shqipe

Përdorimi i gjuhës shqipe mungon edhe në portalin zyrtar të Aeroportit të Shkupit, që menaxhohet nga kompania turke TAV.
Faqja zyrtare e Aeroportit (http://skp.airports.com.mk/default.aspx?ItemID=408) vazhdon të jetë vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze. Reagimi është ka ardhur nga radhët e emigrantëve shqiptarë.
 

Në Aeroportin e Shkupit mbizotërojnë edhe elemente të mbishkrimeve të përgjithshme dhe materialeve reklamuese në gjuhën maqedonase, duke u nisur nga mbishkrimi gjigand në hyrjen e portës së Aeroportit që mban emrin e Lekës së Madh në alfabetin cirilik.
 

Emigrantët shqiptarë apelojnë që të përmirësohen këto lëshime dhe sa më shpejt të sigurohen informacionet në gjuhën shqipe, duke nisur nga versioni në shqip i faqes zyrtare të Aeroportit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›