Kalimi tek Chelsea Modric do gje eshte e mundur

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Luka Modric, do të vendosë për klubin e tij të ri, brenda javës. Kroati ka konfirmuar se do të takohet me presidentin e klubit, Daniel Levy, për të vendosur mbi të ardhmen e tij. Duke folur në aeroportin e Zagreb, Modric ka pohuar se takimi do të bëhet sapo ai të mbërrijë në Londër.
“Kam një takim me presidentin, por le të shohim se cfarë do të ndodhë pas tij. Nuk mund të them asgjë më shumë për këtë cështje tani” është shprehur mesfushori, që ka lënë gjithashtu të hapur edhe një kalim të tij tek rivalët londinezë të Chelsea.
"Çdo gjë është e mundur", ka thënë Modric, që është përfolur shumë për kalimin në një nga klubet më të fuqishme të Premier Ligës.
Mesfushori kroat ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Totenham dhe Chelsea e Manchester United janë gati të firmosin me lojtarin, por pengesë është klubi i Tottenham, me të cilin Modric ka nënshkruar një kontratë 6- vjeçare sezonin e kaluar, që e konsideron lojtarin të pashitshëm.
Modric ka shënuar 12 gola në 120 prezenca që kur është bashkuar me Spurs për shumën e 16.5 milion eurove në 2008 nga Dinamo Zagreb.
Eno Skarço