Kuarteti: Të fillohet me negociata indirekte

Kuarteti ndërkombëtar për Lindjen e Mesme, pas takimit në Moskë ka kërkuar nga Izraeli që “t’i ngrijë” të gjitha aktivitetet që lidhen me kolonizimin e territoreve palestineze, dhe ka shprehur “shqetësimin e thellë” për shkak të përkeqësimit të situatës në Gaza.
Katërshja që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, OKB dhe Rusia, po bënë përpjekje që të ringjallë një raund të ri të negociatave indirekte paqësore, të cilat janë bllokuar ende para se të nisnin.
Sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban ki-moon, ishte ai që e lexoi kumtesën e përbashkët.
“Kuarteti kërkon nga qeveria izraelite që t’i ngrijë të gjitha aktivitetet e kolonizimit, përfshirë këtu edhe ‘rritjen natyrore’, dhe që pastaj t’i rrënojë të gjitha punktet kontrolluese të ndërtuara pas marsit të vitit 2001, si dhe të përmbahet nga rrënimet dhe dëbimet në Jerusalemin Lindor”.
Ban po ashtu theksoi se asnjëra palë nuk do të duhej të ndërmerrte asnjë lëvizje të njëanshme në Jerusalemin Lindor, për statusin e të cilit do të duhej të negociohej si për një pjesë që trajton një marrëveshje të përhershme paqësore.
“Bashkësia ndërkombëtare nuk e ka pranuar aneksimin e Jerusalemit Lindor. Kuarteti nënvizon se statusi i Jerusalemit është pjesë e një zgjidhje të përhershme, andaj edhe e dënon vendimin e Qeverisë së Izraelit për të vazhduar ndërtimin e vendbanimeve në Jerusalemin Lindor”, theksoi mes tjerash Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i OKB i bëri thirrje përfaqësuesve të Izraelit dhe të Palestinës që t’i kthehen negociatave paqësore, të cilat do të duhej të rezultonin me një marrëveshje gjatë dy viteve të ardhshme.
Tensionet po rriten në terren
Kuarteti po ashtu shprehu “shqetësimin e thellë për shkak të përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës në Gaza, posaçërisht sa i përket të gjendjes humanitare dhe të të drejtave të njeriut”.
Pushteti palestinez e ka përshëndetur thirrjen e kuartetit ndërkombëtar drejtuar Izraelit, për ndaljen e ndërtimit të kolonive. Mirëpo, negociatori kryesor palestinez, Saeb Erekat, kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që “kumtesat t’i shndërrojë në mekanizma detyrues në terren, ashtu që Izraelit t’i respektojë obligimet e veta”.
Kumtesa e së premtes do të duhej ta fuqizonte pozitën e Kuartetit, i cili është formuar para tetë vitesh dhe shpesh është kritikuar se nuk ka bërë asgjë për nxitjen e procesit të brishtë në Lindjen e Mesme.
Kjo vendosmëri e pazakonshme e katërshes mund të interpretohet edhe me kohën kur po ndodhë. Në fakt, takimi i së premtes ishte përcaktuar para një muaji. Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, vizitoi rajonin e Lindjes së Mesme dhe atë pikërisht në momentin kur qeveria izraelite publikoi vendimin për ndërtimin e 1,600 banesave në Jerusalemin Lindor, gjë që nxiti pakënaqësinë e Washingtonit, ndonëse aleat tradicional izraelit.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, madje këtë lëvizje izraelite e kualifikoi si “një ofendim”. Ajo të enjten e emëroi nga Moska si përgjegjës kryeministrin Netanyahu. Pas kësaj, zëdhënësi i tij, Nir Chefes, deklaroi se qeveria izraelite propozon masa të mirëbesimit, megjithëse nuk dha detaje se çfarë do të nënkuptonin ato. (RFE)