Ahmeti merr kopjen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të shtunën në selinë e tij në Reçicë të Tetovës, do të presë një delegacion nga Kosova, i cili kryetarit të BDI-së do t'i dhurojë Kopjen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në shenjë mirënjohje që ka dhënë ai për formësimin e shtetit të pavarur të Kosovës.
Kjo, siç thuhet në kumtesë, është mirënjohja më e lartë që Kosova i dhuron Ali Ahmetit, duke çmuar kështu lartë kontributin e tij dhe duke e vënë atë në piedestalin më të lartë bashkë me personalitetet e tjera të shquara që kanë kontribuar në formësimin e shtetit të Pavarur të Kosovës.