E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic optimist për statusin e kandidatit për BE

BEOGRAD-Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, tha se ekzistojnë shanse të mëdha për Serbinë për për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Tadic i bëri këto komente në Bruksel, pas takimit me zyrtarë të lartë të bllokut. Ai tha se "Serbia nuk do dhe nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera në rajon".

"Serbia udhëheq një politikë, e cila siguron paqen", deklaroi Tadic.

Ai tha se u ka përcjellë zyrtarëve evropianë gatishmërinë e Beogradit "për të marrë pjesë në procesin, i cili do të zgjidhte konfliktin midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë".

Tadiq u tha gazetarëve se bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë "kontribut historik për paqen dhe stabilitetin në rajon", duke shtuar se ai është i vetëdijshëm se "në BE nuk mund të shkohet me konflikte të pazgjidhura rajonale".

Presidenti serb tha se formimi i qeverisë në Bosnjë e Hercegovinë pa pjesëmarrjen e palëve kryesore të popullit kroat mund të shkaktojë tensione në vend.

Ai theksoi se çdo ndryshim në Bosnjë duhet të jetë në përputhje me interesat e dy entiteteve dhe të tre popujve, si dhe në pajtim me Marrëveshjen e Dejtonit.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›