E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, zyrtarizohet një parti e re shqiptare

SHKUP-Në Maqedoni dje zyrtarisht është themeluar edhe një subjek politik i shqiptarëve.

Partia Rilindja Demokratike Kombëtare tha se ideja ka filluar nga rilindasit e vjetër dhe synon krijimin e një politike, e cila do të ketë pozicion vendimmarrës për shqiptarët në Maqedoni.

Drejtuesi i RDK-së, Rufi Osmani, tha se sfidë për partinë e re janë problemet e pazgjidhura të shqiptarëve të Maqedonisë.

Osmani tha se partia e re synon ndryshimin e Kushtetutës, në pjesët që “gjenerojnë krizë për të drejtat e shqiptarëve”, siç janë avancimi i statusit si popull shtet-formues, parimi i konsensusit politik, zyrtarizimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet, ndarja proporcionale e buxhetit në investimet kapitale dhe decentralizimi më efikas.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›