Tadiç propozon 4 pika për zgjidhjen e çështjes së Kosovës
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka propozuar katër pika të domosdoshme, në zgjidhjen e çështjes me Kosovën. Mediat serbe transmetojnë se “Vijat e kuqe”, të Tadiçit janë ato, që edhe pakoja e Ahtisaarit i ka ofruar tashmë. Këto pika janë: zgjidhje optimale për veriun e Kosovës, garantimi i sigurisë për serbët, rregullimi i statusit të monumenteve kryesore kulturore serbe në Kosovë si dhe statusin e të gjitha patundshmërive të serbëve dhe të shtetit të Serbisë në Kosovë.
Gjithashtu Tadiçi ka theksuar se askush nuk mund ta detyrojë Serbinë që të gjejë zgjidhje me Kosovën para se t`i bashkohet Bashkimit Evropian. “Ne po bëjmë gjithçka që të zgjidhim çështjen, Serbia po vazhdon politikën paqësore për gjetje të zgjidhjes konkrete të problemit, duke biseduar me Prishtinën.
Por çdo përpjekje për zgjidhje të dhunshme mund të çoj te një zhvendosje masive e popullatës”, ka deklaruar kryetari i Serbisë.