E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwelle në Lindjen e Mesme kundër iniciativës palestineze

Gjatë bisedimeve të tij me palestinezët si dhe në Jordani e Izrael ai veçanërisht do të ndalet në iniciativën e diskutueshme të palestinezëve për në Kombet e Bashkuara, njofton DË-ja.

Westerwelle do të përpiqet që të shmangë një kërkesë të palestinezëve në OKB për shpalljen e shtetit dhe anëtarësim në këtë organizatë, e cila ka ndikim negativ në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Kërkesën përkatëse do ta paraqesë presidenti palestinez, Mahmud Abaz në shtator në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Shumë shtete, përfshirë këtu edhe Gjermaninë, frikësohen nga një valë e re dhune, sepse Izraeli e ka hedhur poshtë këtë iniciativë të palestinezëve. Westerwelle ndër të tjera do të bisedojë me Abazin, me mbretin jordanez Abdullah II si dhe kryeministrin izraelit  Benjamin Netanjahu. /Start/

                                                                                             2011-09-11 09:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›