E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat falas, nisma e qeverisë mirëpritet nga romët

Bledi dhe Marina janë 8 vjeç. Ata e presin me deshirë nisjen e shkollës. Për fat të keq ata nuk kanë qenë më herët në kopsht dhe përveç emrit të tyre nuk dinë të shkruajnë asgjë tjetër. Por këtë vit, edhe pse në kushte ekstreme varfërie në të cilën jetojnë, të dy do të nisin shkollën. Prindërit e tyre thanë se shkolla do t`u japë librat falas, pasi në të kundërt as Bledi dhe as Marina nuk do të uleshin në banka, sepse nuk mund të blinin më parë librat.
 

Ndërsa Sabina, është 11 vjeçe. Ajo duhet të ishte në klasën e 4-ër, por nuk ka nisur asnjëherë shkollën. Arsyeja, shpjegon ajo, është pamundësia e familjes për t`i siguruar librat.
 

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për familjet rome, për t`i dhuruar librat falas me synim reduktrimin e analfabetizmit ka ndikuar ndjeshëm tek ta. Ata tregojnë se kjo nuk ndjehen të paragjykuar në shkolla, por se nuk kanë pasur asnjë të ardhur, përveç atyre pak lekëve që fitojnë nga shitja e kanaçeve, për t`u siguruar fëmijëve arsimimin.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›