Tadic si Millosevic

Muhabetet për ndarjen e Kosovës, të cilat i kanë bërë liderë të partive të ndryshme në Serbi, javën e kaluar, gjatë një pritjeje në Ambasadën e Rusisë në Beograd, janë zyrtarizuar nga kreu i shtetit serb.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, për herë të parë ka folur për opsionin e ndarjes së Kosovës, e cila kundërshtohet fuqishëm nga shtetet perëndimore dhe institucionet kosovare me arsyetimin se kjo do të çonte në destabilizimin e rajonit.
Tadic në Perëndim gëzon namin e një politikani të moderuar, përderisa angazhohet për integrimin e Serbisë në BE.
Por në një intervistë për televizionin Al –Jazeera, ai ka bërë një deklaratë radikale duke u dhënë edhe dimension zyrtar angazhimeve të Beogradit për ndarje të Kosovës.
Duke folur për Kosovën , Tadic ka lënë të kuptohet se ndarja është ajo çka synojnë autoritetet në Beograd.
“Nuk them se kjo do të ndodhë, por Serbia do të ishte e gatshme të ulet në tavolinën për të kërkuar zgjidhje të kompromisit. Kompromisi është zgjidhje e qëndrueshme, e jo që Serbia t’i humbë të gjitha, e shqiptarët të fitojnë gjithçka. Kjo nuk është zgjidhje e qëndrueshme”, ka thënë Tadic.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...