E Diel, 1 Nëntor 2026

Kom. i Ekonomisë, debat për shofer te Autoriteti i Konkurencës



Debate janë shkaktuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave përsa i përket shtimit të një punonjësi në pozicionin shofer pranë Autoritetit të Konkurencës.Sipas kryetares së Autoritetit të Konkurencës, Lindita Milo shtimi i këtij pozicioni do të ndihmonte në marrjen e informacionit që për këtë institucion është jetik.
Ndërkohë që kryetari i komisionit Edmond Spaho nuk e pranoi këtë kërkesë duke përmendur ligjin e miratuar i cili ndalon shoferët për titullarët. Ai u kërkoi palëve të interesuara që të rishikojnë edhe një herë kërkesën dhe më pas të merret një vendim.

Autoriteti i Konkurencës është një organ publik dhe për të rritur nivelin dhe ritmin e hetimeve është kërkuar një shtesë e personelit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›