Besova, gabova

Liderin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli nuk e kanë shqetësuar largimet e deputetëve të partisë së tij që kanë ndikuar në zvogëlimin e Grupit Parlamentar dhe humbjen e primatit të partisë së parë opozitare.
Ai ka zbuluar se largimet e deputetëve nga AKR’ja ndodhin për shkak se ai iu kishte besuar zotimeve të tyre, kur kishte vendosur t’i fuste në listën e zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Por, tash e pranon se kishte gabuar, pasi kishe marrë njerëz që për interesa të veta, harrojnë votën e qytetarëve dhe bëhen pjesë e kontrabandës politike.
“Absolutisht nuk jemi të shqetësuar. Këtu është në pyetje serioziteti i partisë, do të thotë se AKR’ja ka marrë profilizimin e vet, drejtimin e vet dhe ata që nuk janë dakord me profilizimin e partisë, ata tani ose më vonë do të shkojnë”, ka thënë Pacolli.
Pas largimit të fundit, AKR’ja ka mbetur me nëntë deputetë dhe renditet si grupi i pestë parlamentar në Kuvendin e Kosovës, pas PDK’së, LDK’së, AAK’së dhe LDD’së.
Behgjet Pacolli thotë se partia e tij do të vazhdojë të jetë e hapur për afrimin e njerëzve me kualitet, por edhe largimin e atyre që nuk pajtohen me politikat e AKR’së.
Megjithëse iu kanë ofruar disa mundësi për të marrë afër vetes disa deputetë të partive të tjera, Pacolli është shprehur kundër çdo “trafikimi” të të zgjedhurve të popullit.
“Jam kundër trafikimit të deputetëve. Nuk e kam ndërmend të trafikoj vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Pacolli, në një bisedë për Express, të dielën.
“Nuk jam unë për me ua kthy shpinën partisë, sikurse që ka ndodhur me disa deputetë të AKR’së”, ka thënë ai.
Ditë më parë, nga AKR’ja u largua edhe deputetja Njomëza Emini, që zgjodhi rrugën e njëjtë sikurse tre deputetët - Driton Tali, Shkumbin Demaliaj dhe Arsim Rexhepi, të cilët kaluan në parti të tjera apo mbetën deputetë të pavarur.
Por cilat janë arsyet që quan në këto largime?
“Gabimi më i madh është kur janë formuar listat e deputetëve, ku duhet ta pranojë gabimin tim se nuk kam pasur përvojë politike”, ka thënë Pacolli. Ai këtë e ka ndërlidhur me kohën kur e kishte lënë Kosovën.
“Duke menduar se njerëzit janë të asaj kohe kur e kam lënë Kosovën në vitet ‘70, kur ka pasur dinjitet, moral, fjalë dhe besë. Në krejt këto kam menduar dhe i kam besuar çdokujt. Kam dashtë t’i besoj çdokujt. Në atë mënyrë është bërë edhe formimi i listave të deputetëve”, ka thënë ai.
Megjithëkëtë, Pacolli dy vjet pas zgjedhjeve ka parë se në partinë e tij kanë përfituar zyrtarët që kanë përdorur bërrylat për të arritur interesat personale para interesave të qytetarëve.
“Kanë përfituar ata njerëz që kanë ditë më mirë me i përdorë bërrylat e tyre. E tani po shihet rezultati i gjithë kësaj”, thotë Pacolli, duke iu referuar largimeve të fundit.
“Asnjëherë nuk do të pendohem pse iu kam besuar njerëzve. Nuk do të pendohem që ua kam shtrirë dorën njerëzve dhe këtë do ta bëj edhe në të ardhmen”, ka thënë ai.
Aleanca Kosova e Re në zgjedhjet e vitit 2007 pati fituar 70.165 vota, të cilat i mundësuan që të jetë partia e parë opozitare, me 13 deputetë.
Në zgjedhjet e fundit lokale, AKR’ja ka pësuar rënie të elektoratit të saj, duke marrë 53.356 vota, apo 16.809 më pak sesa në vitin 2007.