Tadic s’heq dorë: Edhe Evropa, edhe Kosova
BEOGRAD- Kandidati presidencial i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadic ka deklaruar se nëse fiton në zgjedhjet e 20 majit, nuk do të ndryshojë politikën e tij “Edhe Evropa, edhe Kosova”.
“Nuk do të heq dorë nga kjo politikë”, ka thënë Tadiq gjatë duelit televiziv me kundërkandidatin e Partisë Progresive Serbe, Tomisllav Nikollic, raporton Europa e Lirë.
Rivali i Tadic ka argumentuar se çështja e Kosovës duhet të negociohet, ndërsa ka akuzuar Tadic se u shmanget përgjegjësive dhe nuk do që brenda Serbisë të arrihet konsensusi për politikën ndaj Kosovës.
Me politikën “Edhe Evropa, edhe Serbia”, Tadic këmbëngul edhe në rrugën evropiane të Serbisë, edhe në siç thotë ai, sovranitetin e shtetit serb mbi Kosovën.
Në zgjedhjet presidenciale të 6 majit, Tadic dhe Nikollic kanë fituar më së shumti vota, por asnjëri numrin e mjaftueshëm për të shmangur balotazhin.
(el.me/BalkanWeb)