Tadiç:Kosova nuk është shtet dhe s'ka identitet
Kosova nuk është shtet, nuk ka sovranitet dhe ky nuk është vetëm qëndrimi i Serbisë por edhe i Këshillit të Sigurimit. Kështu është shprehur presidenti i Serbisë Boris Tadiç në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Sipas tij ministri i jashtëm kosovar Hyseni duhet ta pranojë njëherë e përgjithmonë këtë realitet duke shtuar se nuk ekziston një identitet kosovar. Ai theksoi gjithashtu se Këshilli i Sigurimit është kundër shpalljes së njëanshme të pavarisë së Kosovës dhe rezoluta e publikuar e vërteton këtë. Gjithashtu Tadiç fajësuar Prishtinën zyrtare për incidentet e krijuara në veri të Kosovës duke theksuar edhe njëherë se pavarësia e Kosovës nuk i shërben paqes në rajon.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i ministrit të jashtëm të Kosovës Skënder Hyseni i cili ka theksuar se ngjarja në Mitrovicë është një akt i izoluar kriminal i cili ka synuar cënimin e proceseve pozitive në atë pjesë të Kosovës. Sipas tij kjo është bërë në mbështetje të Sebisë e cila ka mbështetur gjithmonë ekstremistët në veri të Kosovës.
"Serbia është e mirëpritur për të bashkëpunuar si dy shtete të pavaruara dhe në dobi të paqes në rajon dhe në prespektivën europiane" theksoi Hyseni.
Ndërkohë Presidenti serb Boris Tadiç dhe ministri i jashtëm Vuk Jeremiç janë larguar nga mbledhja e KS-së pas replikës së ministrit të jashtëm të Kosovës Skënder Hyseni.