Tadiç: Kushti gjerman për Kosovën, i papranueshëm
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç përsëriti se kushti gjerman për kandidaturën për Bashkimin Evropian, lidhur me Kosovën, është i papranueshëm, megjithatë, shprehu përkushtim për të punuar drejt anëtarësimit në BE.
“Nëse një kusht i papranueshëm për status të kandidatit në BE është vënë, ne duhet qartë t’u themi miqve dhe parnerëve tanë evropianë se një kërkesë e tillë është e papranueshme, tha Tadiç në një intervistë për të përditshmen "Politika", që është nën kontroll të shtetit.
Ai iu referua kërkesës së kancelares gjermane, Angela Merkel, pak ditë më parë, se Serbia, nëse dëshiron ta fitoj statusin e kandidatit për BE, këtë vit, duhet t’i anulojë strukturat paralele në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me popullatë shumicë serbe.
“Populli ynë në pjesën veriore të Kosovës nuk do të mbijetojë nëse nuk do t’i ketë institucionet e veta, pasi pa ato nuk do të ketë siguri, shkolla ose spitale”, tha Boris Tadiç.
Ai theksoi se “nëse miqtë tanë evropianë nuk e pranojnë pozicionin e Serbisë sot, ata mund ta pranojnë atë nesër, ose pasnesër” dhe shprehu përkushtim për vazhdimin e reformave që kërkohen për anëtarësim në BE.
(s.g/rel/balkanWeb)