E Shtunë, 31 Tetor 2026

CERN, lidhje midis rrezeve kozmike dhe klimës

Laboratori evropian për studimin e grimcave, CERN, po eksperimenton lidhjen ndërmjet rrezeve kozmike dhe krijimit të reve në tokë, të cilat influencojnë klimën e planetit. Objektivi është të vërtetohet apo të hidhet poshtë një lidhje ndërmjet ndryshimeve klimatike dhe aktivitetit të njeriut.

Sipas eksperimentit rezulton se rrezet kozmike influencojnë temperaturën e tokës. Rrezet kozmike që bombardojnë planetin tonë e veshin atmosferën me protone, të cilat jonizojnë disa përbërës, të cilët kondensohen në aerosol. Retë formohen përreth këtyre përbërësve dhe e veshin tokën si një mburojë, duke ulur në këtë mënyrë temperaturën.

Por doza jonë e rrezeve kozmike varet nga dielli. Kur dielli lëshon shumë radioaktivitet gjatë cikleve me aktivitet të lartë, fusha e tij magnetike na mbron nga mbron ne nga rrezet kozmike. Një aktivitet diellor i lartë do të thotë më pak rreze kozmike që do të thotë më pak re dhe rrjedhimisht temperatura më të larta.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›