E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të djathtët e Borisovit prijnë në zgjedhjet bullgare

Në zgjedhjet e sotme parlamentare në Bullgari, sipas sondazheve të bëra gjatë ditës, është duke udhëhequr partia e ish-kryeministri Bojko Borisov – Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë (GERB).

Kjo parti, e cila u tërhoq nga pushteti gjatë protestave masive të qytetarëve të pakënaqur me korrupsionin në rritje, rritjen e papunësinë dhe faturave të larta për pagesë të energjisë elektrike, në zgjedhjet e sotme ka rreth 31 për qind të përkrahjes së zgjedhësve dhe do të mund të fitonte 91 ulëse në parlamentin prej 240 ulëseve.

Koalicioni për Bullgarinë, në të cilin dominojnë socialistët, është në vendin e dytë me rreth 26 për qind përkrahje, që do t’i sillnin 85 ulëse, kurse e treta është partia e Drejtësisë dhe Lirisë, të cilën e përbëjnë kryesisht pjesëtarë të komunitetit turk, kurse në vendin e katër partia nacionaliste ATAKA, njoftoi televizioni shtetëror bullgar.

Në zgjedhjet e sotme kanë mundur të votojnë 6.9 milionë qytetarë, por sipas të gjitha gjasave dalja në votime ka qenë nën 50 për qind shkaku i apatisë dominuese të qytetarëve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›