Rrëmbyen një familje, arrestohen tre persona në Lezhë

"Ndoc Gjoka dhe Vladimir Gjoka, përkatësisht 29 dhe 23 vjeç, që të dy me banim në Ishull -Lezhë dhe Petrit Brunga, 24 vjeç, me banim në fshatin Krajen të Lezhës, u ndaluan për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hyrë në banesën e shtetasit L. P në fshatin Shëngjergj të Komunës Kaçinar dhe duke përdorur armën e gjuetisë kanosën pjesëtarët e familjes së tij", thuhet në një komunikatë të Policisë së Lezhës.
Sipas policisë, më pas po nën kërcënimin e armës, ata i kanë futur të gjithë pjesëtarët e familjes në automjetin e tyre e janë nisur për në drejtim të Lezhës.
Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Mirditës, pasi zbuluan vendndodhjen e autorëve dhe itinerarin e tyre i ndaluan ata në fshatin Kalur të rrethit të Lezhës. Krahas kësaj, në cilësinë e provave materiale u sekuestrua një automjet tip "Tojota", me targa LE 6589 A, në pronësi të shtetasit të arrestuar Ndoc Gjoka, si dhe një armë gjuetie e prodhimit rus.
Tre të ndaluarit akuzohen për veprat penale të "kanosjes", "heqjes së paligjshme të lirisë", "dhunimit të banesës", "mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", e kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, policia po heton për të zbardhur motivet që i shtynë autorët drejt këtij veprimi. /Start/
2011-07-06 10:09