Minatorët e Bulqizës për tretën ditë në protestë

Ashtu si në dy ditët e para, minatorët shprehen të vendosur se nuk do të tërhiqen nga protesta pa u plotësuar kushtet e tyre, në të kundërt do të kalojnë në grevë urie.
Rreth 700 minatorë të qytetit të Bulqizës kërkojnë rritjen e pagave, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin e kushteve të punës, largimin e subjekteve të palicencuara nga territori i kompanisë austriake, si dhe uljen e moshës së pensionit.
Presidenti i Konfederatës së Minatorëve, Kol Nikolli, shprehet se firma austriake nuk është aspak serioze në punën e saj në minierë. Sipas tij, ACR nuk ka investuar asnjë qindarkë në minierë, por gjatë gjithë kësaj kohe ka shitur e blerë aksione dhe ka kryer rolin e tregtarit.
Ai i bëri thirrje shtetit të rishikojë me urgjencë këtë çështje dhe të marrë masa menjëherë. Në rast se autoritetet shtetërore nuk reagojnë ndaj kërkesave të tyre, mi9natorët paralajmërojnë futjen në grevë urie.
Deri më tani, nga drejtuesit e kompanisë së austriake nuk ka asnjë reagim ndaj kërkesave të minatorëve, të cilat u janë bërë me dije kohë më parë. /Start/
2011-07-06 13:48