E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadici optimist

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 13:00

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, tha se ekzistojnë gjasa të mëdha për Serbinë, që të marrë e statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Tadic i bëri këto komente në Bruksel, pas takimit me zyrtarë të lartë të bllokut.

Ai tha se "Serbia nuk do dhe nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera në rajon".

"Serbia udhëheq një politikë, e cila siguron paqen", deklaroi Tadic.

Presidenti serb tha se formimi i qeverisë në Bosnjë e Hercegovinë, pa pjesëmarrjen e palëve kryesore të popullit kroat, mund të shkaktojë tendosje në vend.

Ai theksoi se çdo ndryshim në Bosnjë duhet të jetë në përputhje me interesat e dy entiteteve dhe të tre popujve, si dhe në pajtim me Marrëveshjen e Daytonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›